Inspektorati i Komunës së Malishevës, në një aksion të zhvilluar gjatë këtyre ditëve në markete të ndryshme, ka hasur në produkte me afat të skaduar dhe si pasojë janë shqiptuar 20 gjoba.
Kështu, ka bërë të ditur, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, sipas së cilës, mallrat e konfiskuara, janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre, janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi, njofton Komuna e Malishevës.
Ajo ka bërë të ditur, se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera.
“Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu ju bën thirrje konsumatorëve, që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar, të njoftojnë inspektoratin komunal”, thuhet tutje në njoftimin për media. /arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...