Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.
Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.
Kapitulli i katërt: Lëvizja dhe tregtia e lirë e kapitalit
Shtetet anëtare duhet që të largojnë apo harmonizojnë ligjet e tyre në momentin e integrimit në BE, në lidhje me lëvizjen e qytetarëve dhe kapitalit të tyre. Skriningu në këtë kapitull përfshin sigurinë e qarkullimit të kapitalit dhe pagesave për kapitalin e qytetarëve. Njëjtë si shit-blerja e lirë, edhe lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë e njejtë dhe e përbashkët mes vendeve anëtare. Financimi i terrorizmit gjithashtu duhet të hetohet brenda kufijve të BE-së. Krimi financiar dhe korrupsioni janë sfida më të rënda të shteteve anëtare të BE-së. Sistemi ligjor në vend është shumë i nevojshëm për të kaluar këtë kapitull.
Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...