Nënshkrimi me Paulo Dybalën mund të konsiderohet pa frikë si një nga goditjet më të mëdha të Romës në sezonet e fundit. Verdhekuqtë ia dolën të bindnin sulmuesin teksa i ofruan një kontratë trevjeçare nga e cila argjentinasi do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon plus një milionë të tjerë në formën e bonuseve.
Tashmë, 28-vjeçari ka nisur edhe stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho teksa në një video të fundit të shpërndarë nga vetë klubi kryeqytetas shihet fare qartë atmosfera pozitive ku dallon edhe raporti i Dybalës me teknikun portugez.
Për të shikuar Dybalan në stërvitje tek AS Roma klikoni këtu: Video
Ishte në fakt, pikërisht Mourinho që e bindi Dybalën për të “përqafuar” projektin e Romës, ndërsa në videon e shpërndarë nga klubi, “La Joya” shfaq më së miri edhe klasin e tij me disa “ledhatime” të topit. Tashmë, tifozët romanë kanë nisur të ëndërrojnë titullin teksa në fushë Dybala-Zaniolo-Abraham, por edhe Pellegrini mund të garantojnë shumë kënaqësi, pa harruar më pas edhe “Specialin” në stol, Jose Mourinho./SS
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull