Luiza Gega renditet e pesta në botërorin e atletikës

11:30 | 21 Korrik 2022
KRG

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën 3000 metra me pagesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e botërorit të atletikës në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Gjatë vrapimit në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohë 9:10.04 dhe automatikisht shënoi një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Gjithashtu Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14:29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale