Valencia shpreh interesim për Hysaj

09:59 | 21 Korrik 2022
KRG

Skuadra italiane, Lazio, është duke pasur probleme të mëdha me largimin e lojtarëve me prejardhje shqiptare.

Pas largimit të Vedat Muriqit dhe tashmë afër finalizimit të largimit të Thomas Strakoshës, edhe ylli i kombëtarës së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është shumë afër largimit nga skuadra italian.

“La Repubblica” ka raportuar se Hysaj, ka rënë në radarin e skuadrës spanjolle, Valencia, ndërsa gjasat për tu transferuar në ligën spanjolle janë shumë të mëdha, shkruan arbresh.info.

Trajneri Gennaro Gattuso kishte punuar me mbrojtësin e krahut në kohën kur e udhëhiqte Napolin dhe tash dëshiron ta ketë atë në dispozicion në ekipin bardh e zi.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do ta bëjë Valencia, ndërsa Hysaj nuk është më lojtar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizio Sarri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale