Dhjetë ushtarë janë goditur nga rrufeja ditën e mërkurë në një bazë ushtarake në Xhorxhia të SHBA -së, si pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe 9 të tjerët janë plagosur, shkruajnë mediat amerikane.
Incidenti ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit (me orën lokale) në Qendrën e Trajnimit Fort Gordon, në periferi të Augusta, rreth 225 kilometra në lindje të Atlantës. Një zëdhënëse e bazës, Anne Bowman, tha se viktimat po stërviteshin kur u goditën nga rrufeja.
One soldier was killed and nine others were injured in a lightning strike on Wednesday at the Fort Gordon Army base in Georgia, a spokeswoman said. https://t.co/AGM0RyaUsZ
— The New York Times (@nytimes) July 21, 2022
Sipas mediave amerikane, rajoni ka qënë i përfshirë nga kushtet e këqija të motit.
Bowman nuk dha detaje mbi gjendjen e ushtarëve të plagosur./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...