“Ky është vetëm fundi i fillimit të një rruge drejt BE”. Kështu e ka përshkruar kryeministri Edi Rama këtë ditë historike për Shqipërinë gjatë konferencës në Bruksel.
Rama falenderoi gjithashtu popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit.
“Do t’ia nis me falënderime dhe dua të falënderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.
Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.
“Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, tha Rama./arbresh.info/
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...