Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka përshendetur nënshkrimin e protokollit bilateral ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, kjo i hap rrugën fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së për të mbledhur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara! #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai në Twitter./arbresh.info/
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...