Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot se vendimi i qeverisë kroate për të ndaluar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të realizonte një vizitë private në këtë vend ishte skandal i dorës së parë.
“Është njësoj sikur t’ia ndaloni presidentit të Izraelit të vizitojë Aushvicin. Është një vendim anti-evropian dhe anti-civilizues dhe një nëpërkëmbje brutal e lirisë së lëvizjes. Mos e analizojmë se sa shumë thotë për mosrespektimin e viktimave serbe”, tha ajo për TV Pink.
Sipas raportimeve të mediave kroate, kreu i shtetit serb kishte planifikuar të vizitonte privatisht qytetet Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend.
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...