Janë publikuar momentet e rrëzimit të avionit serb në zonën e Kavallas në Greqi. Mësohet se bëhet fjalë për një avion Antonov dhe ka rënë rreth 40 km larg aeroportit të Kavallës ku ishte nisur për të bërë ulje emergjente.
Në video, banorët shqetësohen për fatin e avionit pasi kuptojnë se diçka nuk shkon me fluturimin e tij.
” Ku po shkon?” dëgjohet të thotë një grua në videon e publikuar në mediat greke.
Disa sekonda më vonë ata shohin një shpërthim të madh. “Ai ra” thërrasin ata njëzëri..
“ Ah o Zot, ra, a mendon se ka shtëpi atje? “, dëgjohen të thonë disa të tjerë.
Raportohet se avioni kishte një ekuipazh prej 8 personash dhe po shkonte nga Serbia për në Jordaini. Avioni kishte humbur njërin prej 4 motorrëve teksa fluturonte mbi Greqi dhe kishte kërkuar ulje emergjente në Kavalla, por nuk mundi të ulej dhe u plas në tokë ku pati edhe një shpërthim të fuqishëm./abcnews.al/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini