Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sapo ka përfunduar seanca plenare për propozimin francez, e cila pritet të vazhdojë edhe nesër në ora 11:00.
Sot në Kuvendin e RMV-së, për të shfaqur përkrahje ndaj propozimit francez, fjalim mbajti edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.
Ajo para deputetëve tha se “gjuha maqedonase dhe shteti i Maqedonisë nuk preket e as nuk penalizohet me propozimin francez, por përkundrazi BE ofroj një zgjidhje që sa më shpejtë Maqedonia të jetë vend anëtar në BE”.
Gjatë fjalimit të saj, deputetë nga E majta lëshuan Kuvendin, ndërsa ata të OBRM-PDUKM-së qendruan me parulla kundër marrëveshjes dhe propozimit Bullgar./Telegrafi/
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...