Ndërsa IKSHP po vazhdon me testimin e ujit në laboratorët e tij teksa siguron qytetarët se në 90% të territorit uji i pijes është i sigurt, përveç 10 përqindëshit te sistemet të cilat nuk mirëmbahen.
Qindra qytetarë të Hanit të Elezit, të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji, bëjnë pjesë në 10% të banorëve të Kosovës që ujin e pijshëm e marrin nga sistemet e pamenaxhuara.
Burbuqe Nushi nga IKSHPK ka treguar se Kosova ka mbulueshmëri të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm, por telashe bëjnë ato sisteme që nuk mirëmbahen.
“Kjo ndodh zakonisht te sistemet e pa menaxhuara prej kompanisë së ujësjellësve. Në Kosovë kanë qasje rreth 90 % e popullatës në sistemet qendrore të furnizimit dhe ky 10 % po ka telashe”, tha Burbuqe Nushi nga IKSHPK.
Ndërkohë në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhen analizat e ujit sipas kritereve të përcaktuara ndërkombëtarisht.
“Punohen të gjitha parametrat që uji të deklarohet të pijshëm”, tha Nushi.
Nga instituti bëjnë thirrje që qytetarët, para konsumimit të ujit, të sigurohen se po furnizohen nga sisteme që menaxhohen./rtk/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit