U përfol për një transferim të mundshëm te Manchester United, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Megjithatë Thomas Strakosha karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, por tek skuadra e Brentfordit.
Portieri shqiptar ka udhëtuar drejt Anglisë ku sot do t’i kryej testet mjekësore.
Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se Strakosha do të nënshkruajë me Brentfordit pasi t’i bëj testet mjekësore.
“Brentford FC do të nënshkruajë me Thomas Strakosha si transferim i lirë. Është rënë dakord dhe është vendosur që të kompletohen testet mjekësore gjatë ditës”, ka shkruar Romano.
Excl: Brentford FC are set to sign Thomas Strakosha on free transfer. It’s agreed and set to be completed with medical tests now ongoing, here we go. ?⚪️? #BrentfordFC
Strakosha left Lazio as free agent and he’s now heading to Premier League, his biggest dream. pic.twitter.com/7rdevzmpJ5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
Strakosha është larguar këtë verë nga skuadra italiane Lazio ku qëndroi për një kohë të gjatë.
Portieri shqiptar iu bashkua klubit italian në moshën 17-vjeçare nga skuadra greke Panionios dhe që nga ajo kohë nuk ka lëvizur, përjashtim një sezon të kaluar si huazim te Salernitana.
Për momentin nuk janë bërë ende të ditura detajet e kontratës të cilën do ta nënshkruajë 27-vjeçari me Brentfordin.
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...