Janë 20 kandidaturat e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në listën që i është dërguar Komisionit të Ligjeve, bie në sy emri i Bledar Dervishit, i cili ka udhëhequr betejat ligjore të Presidentit Ilir Meta.
Ish-drejtori i lartë i Policisë, Ahmet Premçi, që vetëm pak muaj më parë u votua me konsensus si komisioner pranë të njëjtit institucion, kërkon të ngjisë shkallët në drejtimin e tij.
Dy juristë, anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, Ilirjan Rusmali dhe Ledio Braho, duket se kërkojnë të ndryshojnë vend pune, duke aplikuar për postin e Avokatit të Popullit. Ata duhet të sfidojnë drejtuesen aktuale të institucionit, Erinda Ballancën, e cila kërkon gjithashtu konfirmimin për një mandat të dytë.
Komisioni për Çështjet Ligjore do të bëjë verifikimin e kandidatëve dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas traditës parlamentare, ky pozicion ka qenë gjithmonë për opozitën. /Telegrafi/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...