Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi, ka njoftuar se sot ka filluar parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktivë dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë.
“Ju mirëpresim në muajin shtator, në periudhën edhe kur zyrtarisht shpallim konkursin dhe fillojmë fazën e pranimit të aplikacioneve tuaja. Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar. Bëhu ushtar i FSK-së. Shërbimi juaj për të ardhmen e sigurtë të vendit”, thuhet në njoftimin.
Ndryshe, sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa ushtrisë sot iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj./arbresh.info/
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...