Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe për situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, me ç’rast bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, plot besim dhe respekt të ndërsjellë.
Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Takimi u fokusua në sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti Pendarovski theksoi qëndrimin e Maqedonisë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht./Telegrafi/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë