Një burrë nga Shkupi përmes rrjetit social Facebook, ka mashtruar një grua 60-vjeçare, duke u paraqitur se është avokat dhe e detyroi atë t’i paguajë për shërbimin e pretenduar ligjor.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi me iniciale A.V (33 vjeçar) nga Shkupi, gjatë muajit shkurt të vitit 2022, duke përdorur një grup në rrjetin social Facebook, ka mashtruar një grua 60-vjeçare nga Shkupi se është avokat dhe për gjoja shërbim juridik, e ka udhëzuar atë që në total në tri fletëpagesa t’i paguajë “avokatit” 28.500 denarë.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale A.V, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Rasti po shqyrtohet dhe po punohet deri në zbardhjen e plotë të tij./Telegrafi/
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...