Andrea Belotti ka vendosur të largohet nga Torino pas shtatë viteve qëndrim.
Sulmuesi italian më 30 qershor mbetet futbollist i lirë dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Torinon.
28-vjeçari dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Calicomercato ka raportuar se e ardhmja e tij është mes Italisë, Francës, Anglisë dhe Turqisë, pasi nga kampionatet kryesore të këtyre shteteve ka marrë oferta.
Monaco në Francë është favoriti kryesor, derisa ai kërkohet edhe nga Newcastle United dhe Evertoni në Angli. Fenerbahce ka shprehur dëshirë për ta transferuar futbollistin në Superligën e Turqisë, derisa kjo ofertë nuk i ka pëlqyer italianit.
Ndërkohë numri më i madh i skuadrave që e duan Belottin është në Serie A, pasi Roma, Napoli, Fiorentina dhe Sassuolo kanë pasur bisedime me agjentët e futbollistit.
Belotti është i lirë, derisa ai në klubin e ri synon të fitojë një pagë prej rreth katër milionë eurove në stinor.
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të