Pamje te garave te sotme të sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

15:36 | 27 Qershor 2022
KRG

Sportistët kosovarë, në Karate dhe në mundje, kanë zhvilluar sot ndeshjet e tyre.

Garuesja e parë  nga sportistët kosovarë ishte Fortesa Orana.

Karateistja jonë u mund nga tunizianja, Chehinez Jemi, në raundin e parë të kategorisë +68 kg.

Pas Fortesa Oranës, edhe Melos Gashi u ndalë në raundin e parë të kategorisë -84 kg.

Gashi pësoi humbje nga francezi, Dany Makamata, përcjell arbresh.info.

Egzon Shala dhe Alban Sopa, kanë garuar gjithashtu sot në garat e mundjes në Lojërat Mesdhetare.

Egzon Shala u mund nga Ercan Salim, në çerekfinalen e kategorisë -125 kilogramë, ndërsa Sopa humbi nga Jacopo Masotti i Italisë, në çerekfinalen e kategorisë -74 kg.

Të dy garuesit tanë mund të garojnë edhe nesër, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.

Ndëra në mbrëmje, Lorent Murati do të ndeshet në ora 18:00/19:00 në boks, kurse Elvis Çitaku në gjimnastikë në ora 16:00/15:00. /arbresh.info/

Më poshtë gjeni pamje nga ndeshjet e zhvilluara të sportistëve tanë:

Video 1
Video 2
Video 3

 

Shpërndaje në rrjete sociale