Çështje e mbyllur, Di Maria jep përgjigjen e fundit Juventusit

14:52 | 27 Qershor 2022
KRG

Sulmuesi nga Argjentina, Angel Di Maria,  ka vendosur të mos e pres më Barcelonës dhe t’i thotë “po” “Zonjës së Vjetër” .

Menaxherët e lojtarit kanë konfirmuar se tashmë janë në detajet e fundit të kontratës mes lojtarit dhe klubit.

Argjentinasi, ka lënë në pritje Juventusin, pasiqë interesim për të kishte shprehur edhe Barcelona, por kjo e fundit nuk ka arritur të i përgjigjet, andaj ai nuk kishte durim të pres.

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain, është larguar nga skuadra franceze si lojtarë i lirë, ndërsa zyrtarizmi i tij  te Juventusi pritet të bëhet brenda afatit kalimtar veror. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale