Skuadra angleze, Manchester United nuk e ka ndermen të heqë dorë nga holandezit, Frenkie de Jong.
“Djajtë e Kuq” që një kohë të gjatë kanë shprehur interesim për mesfushorin, ndërsa ofertën e parë, katalunasit, e kanë refuzuar.
Sipas “The Sun”, Barcelona ka kërkuar që të bëjnë shkëmbimin e lojtarëve, bëhet fjalë për shkëmbimin e De Jong-ut me Harry Magurie, por përgjigjeja e Manchester United ishte “jo”.
Kartoni i 25-vjeçarit mund të shihet nga 60 milionë euro deri në 70 milionë, ndërsa United ende nuk ka finalizuar ndonjë ofertë.
Mesfushori para disa ditës, kishte deklaruar se ndihet mirë në Barcelonë, por trajneri katalunas, Xavi Hernadnez, ia ka bërë me dije lojtarit se nuk do të llogarisë në shërbimet e tij.
Trajneri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, ishte ai i cili ka kërkuar nga krerët e klubit që të transferojnë përfaqësuesin holandez. /arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...