Skuadra e Barcelonës tashmë ka vendosur ta shesë mbrojtësin e tyre, Clement Lenglet.
Klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për kartonin e francezit, ndërsa favorit është duke u llogaritur skuadra e trajnerit të Jose Mourinhos, AS Roma.
Sipas ‘Goal’, një vit pasi Roma tregoi njëfarë interesi për francezin, bordi i klubit ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, përcjell arbresh.info.
Dëshira më e madhe e katalunasëve, është që ta përfundojë transferimin para datës së 30 qershorit.
Deri më tani, Lenglet ka pranuar disa oferta nga disa klube, si Marseille dhe Tottenham, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.
Njëri ndër opsionet nga skuadra e Barcelonës drejtuar klubeve të cilët dëshirojnë shërbimet e francezit, është opsioni i huazimin me detyrim blerje në fundi të periudhës së tij. /arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...