Cech flet pas largimit:  Klubi ka pronarë të rinj, ndjeva se është koha e duhur për t’u larguar

11:33 | 27 Qershor 2022
KRG

Ish-portieri legjendar i Chelseat, Petr Cech është larguar nga detyra e tij nga skuadra angleze.

Ai ishte këshillues teknik i përformances, ndërsa bëhet e ditur  se ai do të largohet nga detyra më 30 qershor.

Chech ka konsideruar se tashmë është koha e duhur për t’i larguar nga “Blutë”, pasiqë klubi ka ndërruar pronarët.

“Ka qenë një privilegj i madh ta bëja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndiej se tani është koha e duhur që unë të largohem”, tha Cech.

40-vjeçari më herët ka qenë portier i skuadrës së Chelsea që nga viti 2004 deri më 2015, kurse mandej është transferuar drejt Arsenalit, ku  në fund të vitit 2016 i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesional. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale