Mane: Isha shumë i lumtur kur mësova për herë të parë për interesimin e Bayernit

08:09 | 22 Qershor 2022
KRG

Sulmuesi Sadio Mane ka folur për kalimin e tij nga Liverpool te Bayern Munich.

Senegalezi tashmë ka nënshkruar kontratë me kampionët e Gjermanisë dhe ka kaluar vizitat mjekësore.

“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u kënaqa menjëherë”, tha Mane për Bild.

Ishte e lehtë për mua të imagjinoja veten këtu. Për mua, kjo është zgjedhja e duhur që erdhi në kohën e duhur.

Agjenti tha se edhe klube të tjera ishin të interesuara, por menjëherë ndjeva nevojën për t’u transferuar në Bayern kur mësova për planet e tyre”, tha 30-vjeçari.

Shpërndaje në rrjete sociale