Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë.
Raportohet se rreth 29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie të BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.
Në këtë listë përfshihet gjithashtu edhe drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.
Moska deklaroi se masa e marrë ishte në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe presionit të ushtruar ndaj mediave të saj shtetërore.
Në muajin prill, Rusia tha se nuk po planifikonte të ndalonte gazetarët e huaj, duke thënë se vetëm po shtrëngonte rregullat e vizave nga vendet jomiqësore./bs/
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...