Komisioni Evropian nënshkroi të martën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze, “Bavarian Nordic” për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.
Ndryshe nga vaksinat e COVID-19, të cilat u kontraktuan nga Komisioni Evropian, por paguheshin individualisht nga vendet e BE-së, kontrata mbi vaksinat për linë e majmunëve do të financohet fillimisht nga buxheti i përbashkët i BE-së.
Kjo është hera e parë që buxheti i BE-së po përdoret për të blerë vaksina në mënyrë që të mund të shpërndahen sa më shpejt në vendet anëtare.
Që nga 18 maji I këtij viti, rreth 900 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 19 vende të BE-së, në Norvegji dhe Islandë.
Dërgesat e para të dozave do të fillojnë në fund të qershorit, në ato vende që kanë më shumë nevojë.
Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit.
I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.
Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos.
Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana.
OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona.
Shumica e pacientëve të infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.
Njerëzit e sëmurur më rëndë mund të kenë irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit./REL/
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...