Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.
“Dardanët”, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.
Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.
Kujtojmë se Kosova pësoi humbje në ndeshjen e parë ndaj Greqisë 0:1. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...