Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Olaf Scholz dhe miqësia me Gjermaninë.
Këtë deklaratë, Osmani e ka dhënë në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi me të.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë”, shkruan Osmani në Facebook.
Ata janë takuar në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).
Ndryshe, Kancelari Scholz ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...