Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje nga Anglia U21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2023.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 0:5.
Keane Lewis-Potter (2’), Anthony Gordon (13’), Cameron Archer (52’, 72’) dhe Ilir Krasniqi (autogol – 85’) shënuan në fitoren e “Tre Luanëve”.
Anglia U21 me 25 pikë është e para në Grupin G.
Kombëtarja angleze veç e kishte siguruar edhe më herë kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Kurse, Kosova U21 renditet e katërta me 11 pikë. Kjo ndeshje edhe për “Dardanët” ishte e parafundit në kuadër të këtyre kualifikimeve.
Kosova U21 ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup do ta zhvillojë më 13 qershor në udhëtim te Shqipëria U21. /Gazeta Express/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...