Donat Rrudhani, e ka bërë debutimin me Kosovën në ndeshjen me Irlandën e Veriut.
Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se kjo ishte një kënaqësi e veçantë.
Rrudhani tha se do të luajë në secilin pozicion për Kosovën.
“Së pari jam shumë krenar për debutimin zyrtar.
Edhe në ëndrrat më të mira nuk e kam parë një këso skenari.
Fati që lujta mbrojtës i majtë, kam folur me trajnerin dhe i kam treguar se mund të luajë kudo.
Kam një vit e gjysmë që luajë në pozitë tjetër.
Të gjithë para lojës më motivuan dhe besoj se arritëm fitore të madhe”, tha Rrudhani.
“Nuk ka problem pozicioni. Do të jem i gatshëm.
Tash është koha për rekuperim dhe pas dy apo tri ditëve do të kemi lojën me Greqinë dhe besoj se do të arrijmë fitore”- tha ai.
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Irlandës së Veriut.
“Dardanët” të dielën do të luajnë kundër Greqisë./klankosova/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...