Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.
SHSKUK njofton se Krasniqi ka falënderuar profesorin nga Australia, i cili bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.
Më tej, thuhet se Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.
“Drejtori Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën