Mesfushor spanjoll, Sergio Busquets, nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës.
Busquets ka qenë pjesë e katalunasëve që nga fillimi i karrierës së tij, por siç duket koha e tij tek Barcelona ka përfunduar.
Kontrata aktuale e spanjollit skadon në vitin 2023, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës ishin në proces e sipër, po lojtari vendosi të mos qëndrojë më, përcjell arbresh.info.
Sipas “LaVanguardia”, ai ka plane të tjera, ku pas sezonit 2023 ai dëshiron t’i bashkohet skuadrës Inter Miami.
33-vjeçari deri më tani për fanellën e Barcelonës, ka luajtur plotë 15 sezone, 675 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 18 gola. /arbresh.info/
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...
NATO reagon pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave amer...