Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

12:53 | 2 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë që zhvillohet të dielën, me datë 05/06/2022, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: KETU

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri, bënë të ditur FFK.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.

FFK me anë të këtij njoftimi ka shpjeguar mënyrën e blerjës së tiketave

“Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj”, kanë shpjeguar ata.

FFK, thotë se biletën do ta pranoni gjithashtu në adresën elektronike.

 

Më tutje ata tregojnë që bileta për ta parë ndeshjen duhet të jetë e printuar në formatin A4.

 

Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës./arbresh.info/