KRU Prishtina do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë.
Kjo vjen si shkak i mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga “Ibër-Lepenci”, thuhet në njoftim.
Njoftim i rëndësishëm për konsumatorë
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH “Ibër Lepenc” , jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes, për konsumatorët e Fushë Kosovës , një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe po ashtu do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi