
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Presidenti i Ukrainës. Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar një tjetër sulm të rusëve mbi Donbas.
Sipas “tgcom24” Zelensky ka thënë se nëse Putini do të ndërmarrë këtë hap, do të futet në një rrugë pa krye.
“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas. Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”, tha Presidenti.
Më tej Zelensky është shprehur se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.
Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur disa zhvillime ndërkombëtare. Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO. Kryeministrat e të dyja vendeve kanë thënë se do të japin një kontribut të çmuar në aleancë dhe një anëtarësim i mundshëm, s’është parë me sy të mirë nga Kremlini./abcnews.al
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...