Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Gjilan, si pasojë e të cilit ka humbur jetën shoferi i veturës.
Sipas njoftimit të Policisë shkaqet e aksidentit kanë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë në rrugën lokale Stanishor-Novoberd, në dalje të fshatit Stanishor, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 11:00 Policia ne Gjilan ka pranuar një informate për një aksident ne rrugën Stanishor –Novoberd. Njësiti patrullues dhe njësiti i trafikut ka dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Nj1. E vetme duke lëvizur ne rrugën lokale Stanishor-Novoberd, ne dalje te fshatit Stanishor, ne vije te drejte duke mos përshtatur shpejtësinë, humbe kontrollin mbi automjetin, kalon në anën e majte të rrugës godet pjesën anësore te rrugës (gurë) rrokulliset dhe mbetet në mes të rrugës i drejtuar”, bënë të ditur policia.
Sipas policë, viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Me këtë rast lëndime te renda pëson drejtuesi, MK me inicialet A.M i cili dërgohet me veturën e Ndihmës se Shpejte ne QEGJ, ku mjeket konstatojnë vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar qe trupi i pa jete i te ndjerit te shkoj ne IML, për obduksion”, bënë të ditur policia./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...