Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me konkursin për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), shkruan arbresh.info.
Selamanaj ka thënë se nuk janë kundër përbërjes së Komisionit por që shqetësim mbetet procesi sesi ka ardhur në Kuvend.
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta kap këtë institucion.
“Ne nuk jemi kundër përbërjes së komisionit por shqetësim është procesi si ka ardhur në kuvend. OSHP është edhe pa bord funksional dhe për neve është e pakuptimtë kjo qasje dhe nënkupton kapjen e institucionit. Në Kosovë ka më tepër se 4 raunde që praktika e konkursit nga ana e qeverisë përsëritet. Pasi të mbyllet konkursi, Qeveria i shton edhe tre emra tjerë. Qysh në start vendos pabarazi në prokurim. Kryeministri ka disa emra tjerë dhe nuk guxon që ky proces të vazhdojë kështu”, ka thënë ai./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...