Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me protestë të sindikatave duke kërkuar harmonizim të rrogave të tjera me rritjen e rrogës minimale.
Sindikata kërkon rritje lineare prej 2.806 denarëve të të gjitha rrogave në shtet, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm deri te presidenti i shtetit.
Protesta do të fillojë në orën 12:30 para ndërtesës së LSM-së, pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërtesës së Organizatës së punëdhënësve dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do të bëhen kërkesat.
Nga LSM u bënë thirrje organizatave të tjera sindikaliste dhe konfederatave në vend t’i bashkëngjiten protestës së 1 Majit dhe bashkërisht të luftojnë për të drejtat e punëtorëve.
“Nevojiten reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për tejkalimin e problemeve, për rritje të rrogave për 2.806 denarë në shumë neto të të gjithë punëtorëve në sektorin privat dhe publik, si dhe për krijimin e vizioneve dhe perspektivave të reja. I bëjmë thirrje Qeverisë për produktivitet dhe vendosmëri më të madhe në veprimin për rritjen e rrogave të punëtorëve”, thuhet në shpalljen e LSM-së.
Vendimi për t’u organizuar protestë e sindikatave më 1 Maj është sjellë nga ana e Kryesia dhe Këshilli si trupa më të lartë të LSM-së.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...