Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur rikonfirmim i stabilitetit rajonal zgjedhjen e Abazoviqit në krye të Qeverisë në Mal të Zi.
“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj”.
Abdixiku thotë se i ka uruar Dritanit zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme përmes telefonit.
“Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkërisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të interesve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri