Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, sipas la repubblica.
Të dy udhëheqësit diskutuan krizën në Ukrainë dhe mundësinë që Turqia të presë një takim midis Moskës dhe Kievit që favorizon vendosjen e një armëpushimi.
Erdogan ka insistuar vazhdimisht të kryejë rolin e negociuesit gjatë dy muajve të fundit të luftës. Qeveria turke ditët e fundit ka intensifikuar telefonatat diplomatike për të mundësuar takimin e lidërve të Ukrainës dhe Rusisë.
Ditën e djeshme, Erdogan mirëpriti në Ankara Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, një takim në të cilin presidenti turk ritheksoi urgjencën për vendosjen e armëpushimit./abcnews.al/
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...