
Ferrari driver Charles Leclerc of Monaco attends a media conference ahead of the Austrian Formula One Grand Prix at the Red Bull Ring racetrack in Spielberg, Austria, Thursday, July 1, 2021. (Bryn Lennon/Pool Photo via AP)
Sharll Lekler ka fituar dy gara dhe një vend të dytë në sezonin e ri në Formula 1, ndërsa kolegu i tij i skuadrës “Ferrari”, Karlos Sainz ka vetëm dy podium dhe në garën e fundit u detyrua të tërhiqej. Gjithsesi, ai nuk heq dorë nga titulli, duke parë se “Ferrari” është më e shpejtë se rivalët dhe spanjolli beson se shumë shpejt do të rivalizojë me shokun e skuadrës, në një sfidë brenda familjes italiane.
“Gara e fundit në Australi ka qenë një ndër më zhgënjyeset në karrierën time. E rëndësishme është që unë kam mësuar nga ajo që ndodhi në këtë garë dhe po ashtu edhe skuadra. Unë s’tërhiqem nga beteja për titull, pasi ka ende edhe 20 gara për t’u zhvilluar.
Deri në fund të sezonit gjithçka mund të ndodh, pasi kemi të dy të njëjtën makinë dhe diferencat janë të vogla. Do ta marr zhgënjimin në garën e Australisë si një stimul për të bërë më mirë, për të qenë gati për sfidën e radhës në Imola”, deklaroi piloti spanjoll i “Ferrarit”.
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...