Në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte sot do të vazhdojë greva e të punësuarve e cila filloi dje. Greva është e organizuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), të cilët kërkojnë rritjen e pagave në veprimtaritë e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Që të gjendet zgjidhje, është paralajmëruar takim i ri midis sindikatës dhe përfaqësuesve qeveritarë, i cili me siguri do të mbahet sot ose nesër.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov, dje tha se janë të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me ekzekutivin me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pagat në sektorin e arsimit, me çka do të ndërpritej greva.
“Rreth bisedimeve për të cilat presim ftesë gjatë ditës, kuptohet ne jemi në dispozicion. Kryesia e SAShk-ut që tani nëse duhet mundemi të shkojmë në bisedime. Jemi në disponim që peshën e argumenteve tona edhe njëherë t’i prezantojmë para kompetentëve, t’i bindim se me të vërtetë këtë që e kërkojmë ka bazë, të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi Nedellkov./Telegrafi/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...