Ish-pjesëtari i LKÇK-së, Sabit Gashi, i është gëzuar lajmit për heqjen nga lista e zezë e SHBA-së.
Gashi shkruan në Facebook se me këtë vendim të SHBA-së, ka fituar drejtësia.
Gashi, në këtë listë figuronte që nga viti 2001, në kohën e administratës së George W. Bush.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.
Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...