Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka zhvilluar një takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Sipas deklaratës për shtyp të lëshuar nga Zyra e Nehammer, thuhet se takimi nuk ishte miqësor.
Aty thuhet se kancelari austriak ia kishte përmendur Putinit krimet e luftës në Ukrainë.
“Kjo nuk ishte një vizitë miqësore. Unë sapo kam ardhur nga Ukraina dhe me sytë e mi i kam parë vuajtjet e shkaktuar nga lufta dhe agresioni rus”.
I pari i Qeverisë së Austrisë është zyrtari i parë i lartë i ndonjë vendi evropian që viziton Moskën.
Vizita e tij është kritikuar dhe është hedhur dyshime mbi efektivitetin që do të mund ta kishte vizita.
Sipas zëdhënësit të ekzekutivit të Austrisë dyshja Nehammer – Putin, për rreth 75 minuta biseduan për situatën në Ukrainë, në një takim që cilësohet “i drejtpërdrejtë, i hapur, dhe i ashpër”.
Karl Nehammer, siç thekson deklarata ia kishte përmendur Vladimir Putinit, krimet në qytetin e Buchas.
Nehammer citohet t’i ketë thënë Putinit se do të mbahet përgjegjës ata që i kanë shkaktuar këto krime.
Sipas deklaratës për media nga Qeveria e Austrisë, shefi i saj po ashtu i kishte thënë kreut të shtetit rus se sanksione do të mbeten të njëjtat dhe se do të rritën përderisa të vdesin njerëz në Ukrainë.
Austria ushtarakisht është neutrale por se është bashkuar fqinjëve të saj dhe vendeve të tjera evropiane për ta dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
U theksua se gjatë takimit me Putinit, Nehammer e kishte ngritur nevojën e krijimit të korridoreve për evakuimin e refugjatëve.
“Unë ia kam bërë të qartë presidentit rus se ka nevojë urgjente për korridoret humanitare për të sjellë ujë të pijshëm dhe ushqim në qytetet e rrethuara, për të nxjerrë që aty gra, fëmijë dhe të plagosur” – ka thënë kancelari austriak.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...