Ambasadori palestinez në Serbi, Mohammed Nabhan, ka deklaruar se qëndrimi i Palestinës për Kosovën nuk po ndryshon dhe se fakti që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua së fundi me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad Balki, nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim qëndrimi rreth çështjes së Kosovës.
Bëhet fjalë për një takim që Gërvalla dhe ministri palestinez e zhvilluan në kuadër të Forumit të Antalias për Diplomaci.
“Fakti që ministri u takua në një qytet turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk do të thotë ndryshim qëndrimi”, tha Nabhan për Kosova-online .
Poashtu ai tha se Palestina, kur bëhet fjalë për Kosovën, udhëhiqet nga dy parime, e që siç deklaroi ai, janë respektimi i Rezolutës 1244 të OKB-së dhe avokimi për negociata në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Kjo zonjë nuk e di mirë se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Duhet të dijë pozicionin e Palestinës, myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë të thotë diçka për këtë”, u shpreh Nabhan, duke përsëritur se çështja e Jerusalemit për Palestinën është një vijë e kuqe që askush nuk mund ta kalojë.
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich