Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media, ku është diskutuar për punësimet e paligjshme në institucione të Kosovës.
Sibel Halimi zëdhënësja e LDK-së tha se LDK-ja kërkoi që konkursi i KEK-ut të anulohet menjëherë dhe të vendoset drejtësi për aplikantë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që ky konkurs të anulohet menjëherë dhe të vendoset drejtësi për 4668 aplikantë”.
Sipas saj duhet të suspendohen të gjithë zyrtarët e KEK-ut dhe prokuroria të fillojë hetimet e të gjithë procesit.
“Shkarkim dhe suspendim i të gjithë zyrtarëve udhëheqës në KEK përfshirë edhe komisionin vlerësues të cilët janë të përfshirë në mënyre direkte në këtë shkelje, si dhe ftojmë prokurorinë qe të fillojë hetim të menjëhershëm të të gjithë procesit dhe të merr masa”, tha Halimi./arbresh.info/
AUV-i ndalon importi i deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukë...
“Fluturojnë” çmimet e kurbanëve, nga 250 deri në...
Ferizaj prezanton Ardit Iljazin
“Të gjitha vendimet e Qeverisë në largim janë të jashtëligjs...
Ylli kuqezi në rrezik ta humbasë ndeshjen jetike ndaj Serbis...
Trump pezullon hyrjen e studentëve të huaj në Harvard për gj...