Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur edhe për emrin për kryeprokuror të shtetit, i cili do t’i propozohet nga Këshilli Prokurorial.
Ajo tha se zyrtarisht, ende nuk i është propozuar një emër, por shtoi se kushdo që emërohet, drejtësinë duhet ta ketë udhërrëfyes.
“Sikurse për çdo emërim tjetër, por në veçanti në këtë emërim integriteti duhet të dëshmohet, jo vetëm të flitet për të, integriteti për gjatë tërë karrierës së personit që do të propozohet, për gjatë tërë karrierës në sistemin e drejtëisë duhet të dëshmohete dhe në këtë drejtim do të bashkëpunoj edhe me shoqërinë civile për t’i trajtuar brengat që i kanë ngritur por edhe me akterët e tjerë që Kosovë të ketë kryeprokuror dikë që e ka drejtësinë dhe vetëm drejtësinë udhërrëfyes në punën e vet”, tha Osmani./arbresh.info/
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni