Çështja për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë ka qenë temë e diskutimit mes zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Në njoftimin e lëshuar nga ministria thuhet se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për fushat, në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi.
“Fokusi i diskutimit ishte te bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë”. Ambasadorja ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta, që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do të ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve apo fermerë”.
“Gashi e falënderoi ambasadoren, e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për ta adresuar këtë çështje tutje”, thuhet në njoftim,/arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...