Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka komentuar vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në territorin e Kosovës.
Osmani shkruan, Kosova i ka paraqitur tri opsione para Serbisë lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, por që kjo e fundit nuk i ka pranuar.
“Është për fat të keq të Serbisë dhe gjithë rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv në kontekst të mentalitetit që udhëheq Serbia. Po vazhdon një mentalitet i viteve 90-ta ku Serbia vazhdon t’i shoh shtetet e tjera në rajon në veçanti Kosovën, Malin e Zi e Bosnje dhe Hercegovinën si shtete të përkohshme”.
“Po besoj që tashmë e kanë të qartë që këto shtete janë të përhershme dhe pavarësisht rolit destabilizues që Serbia si satelit i Rusisë e luan në rajonin tonë, askush nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga e drejta jonë për të ekzistuar si vend i lirë, sovran dhe i pavarur”, është shprehur Osmani para mediave./arbresh.info/
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...