Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Kralan të Pejës, ku ka kujtuar të rënët nga ky fshat, në prill të vitit 1999.
Haradinaj shkruan se sot, kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka.
Ky është shkrimi i Haradinajt:
Prilli i vitit 1999 na ndau nga shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot.
Sot kujtojmë të rënët në Kralan, shumica të rinj në moshë, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.
Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka.
Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës.
Sakrifica e tyre na obligon të çmojmë, kultivojmë dhe ruajmë vlerat e lirisë!
Përgjithmonë në kujtesën tonë historike. Lavdi./arbresh.info/

Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...